Politika e Privatësisë

Përditësuar së fundi: gusht 2026

ZeriShqip (zeri.saiddulevic.com), operuar nga Said Dulevic PF / Impact Education, e respekton privatësinë tënde. Kjo politikë shpjegon çfarë të dhënash mbledhim dhe si i përdorim.

1. Të dhënat që mbledhim

  • Llogaria: emaili dhe emri (kur regjistrohesh me email ose me Google).
  • Teksti i gjenerimit: teksti që shkruan për ta kthyer në zë. Ai përpunohet për të prodhuar audion dhe nuk ruhet përgjithmonë.
  • Të dhëna teknike: adresa IP dhe koha e kërkesave, vetëm për siguri dhe kufizim abuzimi.
  • Pagesat: nuk i shohim e nuk i ruajmë të dhënat e kartës. Ato përpunohen drejtpërdrejt nga ofruesit e pagesave.

2. Si i përdorim

Për të ofruar shërbimin (gjenerimin e zërit), për të menaxhuar kreditet dhe llogarinë, për t'të dërguar email-e shërbimi (verifikim, rikthim fjalëkalimi), dhe për sigurinë e platformës.

3. Palët e treta

  • Google: teksti dërgohet te API i Google-it për të prodhuar zërin; përdorim edhe Google Sign-In për hyrje.
  • POK Pay dhe PayPal: përpunojnë pagesat në mënyrë të sigurt.
  • Shërbimi ynë i email-it (SMTP): për të dërguar njoftimet.

Nuk ua shesim të dhënat tuaja palëve të treta.

4. Ruajtja e të dhënave

Skedarët audio ruhen përkohësisht dhe fshihen automatikisht. Historiku mbahet deri në 30 ditë (për Premium). Të dhënat e llogarisë ruhen derisa ta fshish llogarinë.

5. Të drejtat e tua

Mund ta fshish llogarinë në çdo kohë — nga aplikacioni (Llogaria → Fshi llogarinë) ose duke na kontaktuar. Fshirja heq të dhënat e tua personale nga sistemi ynë.

6. Kontakti

Për çdo pyetje mbi privatësinë: info@saiddulevic.com

Termat & Kushtet →